Prizreni 16 fiton derbin ndaj Bashkimit

0
382

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 71:65, në kuadër të javës së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i barabartë dhe me rikthime në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 19:18.

Fillimi i periudhës së dytë ishte i barabartë, me epërsi të lehtë nga Prizreni 16, që u shkëput në fund, duke e fituar këtë pjesë 17:10, duke shkuar në pushim me rezultat 36:28.

Prizreni 16 e thelloi edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 49:37, por më pas u rikthye Bashkimi, duke barazuar rezultatin në 51:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:51.

Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku dy minuta nga fundi rezultati ishte 61:61, por nga ky moment Prizreni 16 u shkëput dhe triumfoi me rezultat 71:65.

Prizreni 16 ka katër fitore dhe dy humbje, kurse Bashkimi tri fitore dhe tri humbje.

Leave a Reply