Prizrenasi, Elvis Rexhbeçaj, lë pezull Kosovën: I detyrohem kombit gjerman

0
29

Mesfushori i lindur në Prizren, Elvis Rexhbecaj, ka qenë një ndër zbulimet e sezonit e futbollit gjerman gjatë sezonit të kaluar.

Lojtari i Wolfsburg arriti të zinte një vend në formacionin e skuadrës gjermane, pavarësisht konkurrencës së madhe.

Në një intervistë për “Sportbuzzer”, 21-vjeçari flet mbi ish-trajnerin Bruno Labadia dhe faktin që nuk mori një ftesë nga trajneri i Gjermanisë U21 Stefan Kunc për Europianin U21, transmeton Olle.

KOMBËTARJA GJERMANE – “Qëllimi im ka qenë gjithmonë që të isha pjesë e ekipit të parë të Volfsburgut. Besoj se kam arritur diçka të madhe dhe jam shumë krenar për këtë gjë. Shumë nga shokët e mi më kanë thënë se meritoja një ftesë për në kombëtaren U21, por nuk jam i mërzitur, i detyrohem shumë këtij kombi Nëse do të ndodhte do ishte diçka e mrekullueshme. Çdokush e ëndërron këtë. Shpresoj që skuadra U21 të vazhdojë kështu, jam i sigurt që do të arrijnë në finale.”

Leave a Reply