Prizren, vaksinim në shesh / Vaksinimi bëhet pa termine për dozën e parë

0
291
Foto: Arkiva

Të enjten dhe të premten qytetarët e Prizrenit do të mund ta marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID në sheshin “Shatërvani”.

Xhevat Elezkurtaj, drejtor i QKMF-së në Prizren ka njoftuar se vaksinimi do të bëhet pa termine, shkruan 04 Online.

“Njoftim me rëndësi për vaksinim
Ju njoftoj se më datën 28 dhe 29 tetor 2021 QKMF -Prizren do të realizojë procesin i vaksinimit kundër Covid-19 me ekipet mobile në sheshin e qytetitit të Prizrenit -Shadervan.
Vaksinimi realizohet vetëm për dozen e parë (doza e dytë mirret si zakonisht në qendrën e vaksinimit);
Vaksinimi i qytetarëve do të realizohet pa dallim se nga cila komunë është;
Vaksinimi i qytetarëve në shesh do të realizohet pa termine.
Vaksinimi fillonë prej orës 10 deri ora 17″, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply