Prizren: Testohen 15 raste për COVID-19, të gjithë dalin negativ

0
495

Janë 15 raste që janë testuar si të dyshuar për koronavirus në Prizren.

Siç ka njoftuar Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, rastet e dyshuara për COVID-19 kanë rezultuar negative.

“Lajm i shkëlqyer! Sapo mora email-in njoftues nga Qendra për Prandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve, Ministria e Shëndetësisë, ku nga 15 mostra të rasteve të dyshuara me COVID-19 nga Prizreni, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv.

Me shpresë që edhe në mostrat e ardhshme të vazhdojmë njëjtë. Për të pasur sukses, duhet të vazhdojmë me seriozitet dhe përkushtim”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply