Prizren, realizohen 32 testime për COVID-19, rezultatet pas orës 22:00

0
468

Gjatë ditës së sotme, janë kryer 32 testime të reja ndaj Covid-19 në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren. Një gjë të tillë na e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu.

Ndryshe, këtyre testimeve i janë nënshtruar persona të dyshuar për kontakte me të infektuarit e ditëve të fundit nga komunat e Rajonit të Prizrenit.

Rezultatet e këtyre testimeve do të publikohen si zakonisht tashmë rreth orës 22:00 të mbrëmjës./TvPz

Leave a Reply