Prizren, në natën e Ramazanit dorëzohen çelësat e 7 shtëpive për familjet skamnore

0
494

Edhe shtatë familje në Komunën e Prizrenit bëhen me shtëpi të reja.

Komuna e Prizrenit së bashku me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” kanë dorëzuar çelësat e shtëpive kryefamiljarëve të përzgjedhur. Të pranishëm në dorëzimin e çelësave ishte Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu dhe Udhëheqësi i SHH “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Si rrjedhojë Haskuka i ka uruar familjet që t’i gëzojnë shtëpitë e tyre të reja.

“Është kënaqësi e veçantë që në një kohë të tillë krize ekonomike të shkaktuar nga pandemia, t’i gëzojmë familjet në nevojë duke i bërë me shtëpi të reja.

Me Halil Kastratin nga Jetimat e Ballkanit, i dhuruam 7 çelësat e fundit për 7 familjet përftuese nga programi ynë i përbashkët ku kemi ndërtuar gjitsej 30 shtëpi, që të gjitha të mobiluara dhe të gatshme për banim. Ndërsa krahas kësaj, nëpërmjet Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kemi ndërtuar edhe 29 shtëpi të tjera dhe kemi bërë meremetimin e 71 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Uroj që këto familje t’i gëzojnë shtëpitë e tyre të reja, duke pasur një të ardhme të ndritur”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply