Jeta është kjo, plotë sfida e halle për një grua pa burrë e cila po i rritë katër fëmijë.
Bëhet fjalë për Shpresa Saramatin, e cila është duke i rritur tri vajza dhe një djalë. Vdekja e bashkëshortit ia ka ndryshuar jetën plotësisht, e cila është detyruar ta lë punën që të kujdeset për fëmijët, përkatësisht për vajzën e madhe 11 vjeçare, të dytën 9 vjeçare, të tretën 8 vjeçare dhe djalin 1 vit e gjysmë, shkruan 04 Online.
Shpresa është falënderuese për të gjithë ata që e kanë ndihmuar deri më tani, e specifikisht është falënderuese ndaj biznesmenit të njohur nga Prizreni, Erdin Fusha si dhe Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”. Ajo thotë se gjendjen time e din Komuna, Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe shumë njerëz të tjerë, andaj kërkon që të ndihmohet për të siguruar dy ari tokë, pasi ju ka premtuar ndërtimi i shtëpisë. Shpresa thotë se pavarësisht gatishmërisë për ta ndihmuar për ndërtimin e shtëpisë, nuk ka tokë për ta ndërtuar atë. Prandaj, kërkon ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë që ta ndihmojnë për të siguruar dy ari tokë për ta nisur shtëpinë.
Shkrimi i plotë i Shpresës pa asnjë ndërhyrje të dërguar në adresë të 04 Online:
Pershendetje jam nga prizreni nene e 4femijeve jetim kushtet e mia jan te veshtira jam rast social banoi banes me qira vitin qe e lam.pas me 23.12.2022 me ndrroi jet bashkshorti mi la tri vajza dhe nje djal .Femijet i kam prej moshes 11tash vajza mi ka bae vajza dyt 9vajza vogel 8dhe djali 1vit e gjys Per mu si prind eshte shum e veshtir Zoti madh askujt mos e provoft ne gjendjen time te veshtir .Jetim jam rrit vet ,jetima po rriti .Babi im ka vdek i ri mosh 47vjeqar prej infraktit Nena e re ne mosh 56 prej zemres Vellai i madh 27vjeqar tragjikisht .Lutja ime te Zoti Madh 🤲🙏eshte edhe te ju bamires ne ket dit te premte 🤲🙏me mi gezue Keta jetima me nje strehim (banes )apo me.mi fal ja dy ari vend ne Prizren se per ndertimin e shtepies me ka then shoqata Bamiresie Jetimat e Ballkanit t’a ndertojmë shtepin ju kisha lut bamires me ndihmoni ma.ktheni lotin ne gezim ne ket dit e premte (xhumaje )mi gezoni keta jetima .Se une per shkak vdekjes se Bashkshortit tim e ndrepreva punen me u kujdes per femijet se bashkshorti im ka qen i semur prej trumbozes veshkave mushkerive melqis dhe tensionit nalt .Vdekja i erdhi bashkshortit tim prej tensionit te nalt zemres dhe mushkerive .Une prej dates 23.12.2022.Jam bae bab dhe nene per femijet e mi Kurban. Prej Asaj dite qe ndrroi jet bashkshorti im e Falenderoi shum Erdin Fushen Zoti e shperbleft qe me ka ofrue ndihmen e qiras per 1 vit pagesë dhe me ato mundesit e veta me i ushqye femijet me gjera ushqimore gjithashtu edhe njerzit bamires qe me ka. Mbeshtet me ato mundesit e tyre sadopak qe me kan dit gjendjen time qe me ndrroi jet bashshorti bamires ndihma juaj qe me ofroni Zoti Madh ket dit te premte (xhumaje )ju shperbleft dyfish 🤲🙏 Gjendjen time e din Hoxh Halil Kastrati komuna qendra per pun socjale Shoqata Bereqeti Ju lutem bamires me ndihmoni per nje strehim kush e gezon jetimin Zoti madh e shperbleft dyfish e ja ruajt familjet e tyre🤲🙏
Numri i telefonit 045 574 432