“PriVocal Fest” fillon me 6 tetor, shënon edicionin e pestë këtë vit

0
575

“Prishtina International Vocal Festival”, këtë vit shënon edicionin e pestë me radhë, duke vazhduar rrugëtimin e tij në sjelljen e risive për publikun shqiptar.

Ky festival, ka arritur për pesë edicione të sjell artist, ansamble, kore të njohura ndërkombëtarisht me renome botërore por edhe ata vendor, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, synimi i festivalit, është të promovojë vepra vokale nga kompozitorët shqiptar.

Këtë vit, festivali nisi me një koncert i cili i parapriu edicionit të pestë, koncert ky i mbajtur në muajin maj, ku të ftuar në skenë kishim mexosopranon Elikonë Hysaj Shala nën shoqërimin e pianistest Pranvera Hoxha Bryma, me mysafirë special, korin e fëmijëve dhe të grave “Okarina” të cilët sollën një program shumë simpatik dhe atraktiv.

E tashmë ky festival, do të sjellë pesë netë me koncerte të pasura me vokale të ndryshme, laramani veprash e kompozitorësh vendor dhe të huaj, me një ndryshim nga vitet e kaluara këtë edicion përveç netëve koncertale vokale, organizohet një panel diskutimi me kompozitorin e njohur botëror Ēriks Ešenvalds.

Koncertet e këtij edicioni do të mbahen nga data 6 deri më 12 Tetor 2022.

Leave a Reply