Prishtinasit u vaksinuan në shesh, por kur pritet që e njëjta gjë të ndodh edhe në komunat e tjera?

0
255

Vaksinën antiCOVID-19 qytetarët e Prishtinës tri ditë më parë patën mundësi ta marrin në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19, njofton Klankosova.tv.

Kjo ministri ka thënë për Klankosova.tv. që në fazat e mëtejme do të ketë një tranzicion të qendrave të vaksinimit nga ato ku janë aktualisht.

“Ëshët në finalizim e sipër përditësimi i vaksinimit lidhur me COVID-19 që nënkupton që në fazat e metejme do të ketë një tranzicion të qendrave të vaksinimit nga ato ku janë aktualisht, në hapësira të QKMF-ve apo qendrave që komunat i vlerësojnë të përshtatshme, pasiqë një pjesë e madhe e popullatës është vaksinuar”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë i tha Klankosova.tv. se organizime të ngjashme priten edhe në komuna të tjera të vendit.

“Vaksinimi përveç në qendrat e vaksinimit, do të bëhet sipas nevojës edhe në qendra apo lokacione të ndryshme. Sigurisht që përveç Prishtinës, organizime të ngjashme priten edhe në komuna të tjera”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Tutje, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se kjo do të ndodh varësisht prej organzimit dhe kërkesave.

Leave a Reply