Prevalla: Vendi i qetësisë, të bukurës dhe rehabilitimit shëndetësor

0
25
Foto: Arkiva - Ilustrim

Një ndër vendet më interesante dhe më të preferuara për relaks është Prevalla, e cila është e shtrirë në masivin e maleve të Sharrit, shkruan Gazeta Metro përcjell 04 Online.


Kjo zonë në lartësi mbidetare prej 1500-1800 metra, preferohet shumë për relaks, sepse aty gërshetohen dy rryma të ajrit-mesdhetar dhe i bjeshkëve të Sharrit. Për këtë arsye, përveç qëllimit rekreativ dhe turistik Prevalla rekomandohet edhe nga mjekësia për rehabilitim shëndetësor, sidomos për shtimin e rruzave të gjakut, për problem me frymëmarrje dhe problem tjera.

Kjo pjesë vizitohet shumë sidomos gjatë muajve të verës, kur vijnë në numër të madh njerëz. Përveç nxënësve, që këtë vend e vizitojnë gjatë ekskursioneve, mysafirë më të shpeshtë këtu janë qytetarët e Ferizajt dhe të Prizrenit.

Në këtë zonë të dominuar nga gjelbërimi dhe ajri i pastër, mund të merren edhe vila me qira, të cilat komplet kushtojnë nga 30 euro e më lart, varësisht nga komoditeti dhe madhësia.

Fshati kufizohet me një pyll të madh. Gjatë verës, është një destinacion i përshtatshëm për rekreacion dhe pushim, ndërsa gjatë dimrit për sportet dimërore sezonale. Ajo shtrihet 1800 m mbi nivelin e detit.

Prevalla ndodhet në jug të Kosovës në Malet e Sharrit, në rrugën e cila shkon nga Prizreni nëpërmjet Prevallës në drejtim të Shtërpcës. Prevalla gjendet në kuadër të Parkut Kombëtar Malet e Sharrit.

Leave a Reply