Prekëse: Sa e gjatë ishte rruga e kthimit nga Kukësi në Vërmicë! 20 vite pas, shpresa e dikurshme u zbeh

0
76

12 Qershor1999 
Krejt bota ishte e jona. Përbuzja po na kthehej në krenari, robnia në liri, ëndërra në realitet.
Sa e gjatë ishte rruga e kthimit nga Kukësi në Vërmicë! Zhurma e patkonjëve të kuajve që tërhiqnin karrocat me njerëz ishte melodia më e këndshme që kisha dêgjuar ndonjëherë në jetën time. U kthyem me zemrat e mbushura plotë gëzim, për të nisur jetën e re. Aty te pragu i shtëpisë së djegur pikuan lotët e gëzimit dhe krenaris. Në natën e parë të lirisë për dyshek e kishim tokën e për jorgan qiellin. Në ditët, javët, muajt e vitet në vijim ndërtuam shtëpinë e re, Vazhduam nëpër vite me e mbajtë gjallë shpresën se një ditë do të jemi krenar me veten, me shoqërinë dhe shtetin tonë.

12 qershor 2019
20 vite pas, shpresa e dikurshme u zbeh.
Shtëpi të ndërtuara pas luftës pa njerëz.
Rrugë, lagje e fshatra të boshatisura.
Atyre që u besuam për të na udhëhequr nuk po mund më tu besojmë sepse:
Ngritën veten harruan popullin!
Krijuan luks për vete e mjerim për popullin.
Shkatërruan arsimin, ekonomin, bujqësinë, kulturën…..improvizuan shëndetësin, sportin…kapën policinë, prokurorinë, gjykatat…
krijuan një shoqëri pa etikë, pa moral, pa përgjegjësi….shkatërruan shpresën…!
Sot vaj medet, çdo shqiptar i Kosovës e ka një synim e një dëshirë, me ikë sa më parë nga ky vend i shkretë! Dikur nuk iu frikuam as vdekjes sot na e kanë sjellë punën me ikë prej vetvetes.
Maleve, fushave, lumenjëve…në verë e në dimër kemi marrë arratinë.
Kah po shkojmë e çka po dojmë as vetë nuk po e dijmë. 
Jemi ba popull endacakësh që nga të tjerët kërkojmë atë që vetëvetes ia mohojmë.
Zoti pastë mëshirë për popullin tonë!

Shkruan: Ramadan KOLUKAJ

Leave a Reply