Politikani nuk e përfaqëson popullin, populli e përfaqëson politikanin

0
640

Në Kosovë deputetët-politikanët nuk janë përfaqësues të popullit, por populli është përfaqësues i politikanëve. Ata (politikanët) s’veprojnë për interes të popullit, populli vepron për interes të tyre.

Derisa populli varfërohet, politikani pasurohet.

Filan politikani bën një veprim, jep ide… të drejtë apo jo, për popullin apo kundër tyre, hiç s’është me rëndësi, i ka përfaqësuesit që do ta duartrokasin, do mundohen me mish e me shpirt, me realizuidenë e sovranit të tyre – politikanit.

Për përfaqësuesit e tij, politikani është i pagabueshëm.Zaten sovrani s’gabon kurrë.

Populli s’i zgjedh politikanët, politikanët e zgjedhin popullin të cilët do e përfaqësojnë në popullin mbarë.

“Filan familja është e madhe, mbledhin vota, janë të fortë, na përfaqësojnë denjësisht. Shikojeni a e ka të përfunduar fakultetin ndonjë anëtar,ta punësojmë në shtet, e na mbesin borxh tërë jetën”.

“Kjo firma ka filluar me u zhvillu, jepjani dy tendera e një subvencion, na kthehen shumëfish. Kanë shumë punëtorë edhe vota na sigurojnë”.

Sovrani nuk është populli, as mbreti, po mbretërit – politikanët.

Populli hahen mes vete cili politikanë ka të drejtë e cili jo. E politikanët në mes vete i hanë milionat e popullit.

Derisa populli frikësohet për të ardhmen e fëmijëve, politikanët ia sigurojnë jetën fëmijëve të fëmijëve. A thua duhet me vazhdu një pjesë e vogël e popullit(politikanët) me caktu të ardhmen e gjithë popullit?!Ata duhet me bë politikë e ne me zbatu politikën e tyre, ata me u pasuru e na me punu për ta, fëmijët e tyre me u shkollu në kolegjet më të shtrejta, e ne këta të fundit me i bë mbretër të pasardhësve tanë të cilët s’kanë asnjë faj pse ne jemi të paaftë me vendos për veten e për ta?

Nëse kaq e rëndësishme qenka politika, pse këtë ta lëmë në dorë të njerëzve, të cilët politikën e kanë bërë profesion, jetojnë e pasurohen duke bërë politikë?

A të bëhemi të gjithë politikanë? Politikan që vendos për veten, për popullin, e jo që politikën e bëjnë profesion e pasurohen prej saj.

A mundemi krejt me u zgju, me kundërshtu kur t’bohet një padrejtësi? Kur shkelet e drejta e punëtorit me u qu krejt pa dallim e me kërku atë të drejtë sikur t’ishte e drejta jonë më elementare, ajo për jetë.

A të bëhemi secili politikan e ta përfaqësojmë të mirën e të drejtën, e t’i detyrojmë të gjithë me punu vetëm për të mirën e popullit?

A mund të bëhemi politikanë e ta zhdukim varfërinë?!Askush të mos ketë mundësi të fitoj mbi supet e djersën e dikujt tjetër?!

Shkruan: Agon GASHI

Leave a Reply