Politikanëve kosovarë u vjen goditja e rëndë

0
18

“Të gjithë janë shkelës të ligjit e të kushtetutës prandaj institucionet e këtij sistemi janë sikur të mos ekzistonin fare, duke filluar nga Policia , Gjykatat dhe Ushtria, të gjitha këto funksionalisht nuk ekzistojnë, si pasojë e politikanëve të cilët vetë i kanë aprovuar ligjet e kushtetutën për ti zbatuar kinse 100% , por kjo krejt është një gënjeshtër e shkruar në letër, kurse në vepra po ndodhë më e keqja e mundshme”, tha Grapci për “Kosova Sot Online“.

Njohës i politikave Ballkanike, Daniel Server ka thënë se krerët e politikës kosovare nuk brengosen për të ndërtuar shtetin e së drejtës sepse dhe vetë janë të korruptuar dhe mendojnë vetëm për veten e tyre.

“Mungon sundimi i ligjit. Korrupsioni është shumë i zakonshëm. Politikanët janë më të shqetësuar për t’i shërbyer vetes dhe partive të tyre sesa njerëzve”, ka thënë Server.

E lidhur me këtë, analisti politik Dradan Grpaci thekson se me të drejtë Server e ka nxjerr këtë konstatim, ngase për dy dekada në liri vendi nuk po zhvillohet, por është kapur nga kjo kastë politike dhe po vendnumëron, kurse politikanët e Kosovës janë bërë model për korrupsion në rajon dhe më gjerë. “Politikanët kosovarë jo vetëm që janë model i së keqes në Kosovë, por janë edhe shkaktar për ikjen e qytetarëve të Kosovës, janë ata që po bëjnë komplot kundër njëri tjetrit dhe në fund bëhen shokë thua se s’ka ndodhë asgjë, janë po ata të njëjtit politikan të cilët kanë bërë premtime shumë tek populli, kurse në fakt po ndodhë e kundërta ku qytetari po vuan. Politikanët të cilët janë në pushtet që nga viti 2000 e deri më sot, asgjë s’kanë bërë për popullin, por vetëm kanë menduar se si ta pasurojnë veten, ti vrasin ata të cilët jua thonë drejtë në sy se janë kriminel, i vrasin ata te cilët mundohen me i tregu botës realitetin se çka po ndodhë në Kosovë, i kërcënojnë ata të cilët janë më të dobët, kurse bëhen mik me armikun”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, krejt kjo po ndodhë për shkak se Ligji në Kosovë asnjëherë nuk ka ekzistuar për tu zbatuar, por vetëm është shkruar në letër sikurse Kushtetuta. “Të gjithë janë shkelës të ligjit e të kushtetutës prandaj institucionet e këtij sistemi janë sikur të mos ekzistonin fare, duke filluar nga Policia, Gjykatat dhe Ushtria, të gjitha këto funksionalisht nuk ekzistojnë, si pasojë e politikanëve të cilët vetë i kanë aprovuar ligjet e kushtetutën për t’i zbatuar kinse 100% , por kjo krejt është një gënjeshtër e shkruar në letër, kurse në vepra po ndodhë më e keqja e mundshme”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, me të drejtë po kritikojnë ndërkombëtarët, ngase pa u pastruar skena politike nga të korruptuarit, në këtë shtet të ri nuk mundë të vendoset shteti i së drejtës. “Po e them këtë sepse nga ana ime shtrohet pyetja fare thjeshtë: si mund ta luftojnë korrupsionin ata të cilët vetë po merren me korrupsion? Si mund ta luftojnë krimin e organizuar ata të cilët vet çdo ditë merren me krim te organizuar? Është koha që gjërat të ndryshojnë sepse Kosova duhet të filloj të mendoj se a dëshiron të jetë në krahun e BE-s dhe të Amerikës, sepse siç thotë një fjalë e urtë popullore “me dy lugë nuk mundë të hash”. Pra nuk shkojnë së bashku edhe lindja edhe perëndimi”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Leave a Reply