Politika, aleancë me murtajën

0
438

“Mortaja moderne” ka gjetur një aleat në Kosovë – politikën. Përderisa brenda shtetesh, por edhe mes popujsh, është demonstruar unitet e solidaritet në luftën kundër COVID-19, në Kosovë, me të mbërritur pandemia, janë fuqizuar apetitet për pushtet, që për prodhim kanë pasur lënien e vendit pa qeveri.

Ajo çfarë është parë në pesë javët e fundit është: mungesa e bashkëveprimit ndërinstitucional e unitetit partiak; fokusi i institucioneve dhe partive në luftën mes vete; institucione jo plotësisht funksionale, e vendimmarrja në jo pak raste joadekuate ose e kontestuar; mungesë e komunikimit e motivuar politikisht në relacionin mes pushtetit qendror dhe atij lokal; si dhe polarizimi i shoqërisë, i shoqëruar me shpërfillje të masave të izolimit të vëna nga Qeveria, shkruan KOHA.

Ky ambient politik dhe lëndimi i luftës kundër virusit vrasës SARS-CoV-2, ka prodhuar pasoja për qytetarët që ndodhen mes të dyja dramave. Në shtatë ditët e fundit, kanë dalë pozitivë me këtë virus më shumë se 200 kosovarë, sa dyfishi i numrit të të konfirmuarve në javët paraprake. Dhe, meqë këtë javë mbyllja e qytetarëve në shtëpi është parë si hap i fundit për t’ia këputur këmbët virusit, shumë sektorë të ekonomisë janë mbyllur, efekti i së cilës masë është paraparë ta përshkallëzojë rekordin e zi në ekonomi që pritet të pasojë.

Jeta Krasniqi është pjesë e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe e udhëheq projektin për fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë.

Ajo druan nga ambienti politik në të cilin tash ndodhet Kosova.

Leave a Reply