Policia ndalon qytetarët që udhëtojnë drejt Prevallës dhe Grykës së Lumbardhit

0
526

Gjatë ditës së sotme në rrugën Prizren – Prevallë, në dalje të qytetit, policia ka ndalur qarkullimin e automjeteve.

Patrullat e policisë janë të vendosura mbi parkun e Marashit dhe përveç personave me leje të veçantë, të tjerët nuk janë lejuar të kalojnë.

Kjo po bëhet për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid 19 në territorin e Prizrenit.

Gjithsejtë janë konfirmuar 7 raste në komunën e Prizrenit, kurse vetëm dje janë konfirmuar tre raste të reja./TvPz

Leave a Reply