Policia jep detaje për plagosjen në Prizren, i dyshuari në arrati

0

Sot rreth orës 00:30 në Prizren një  i dyshuar mashkull, për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë-revole në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, të cilinë e plagos në pjesën e epërme të këmbës, njofton Policia e Kosovës – transmeton Indekosnline.

Në vendin  e ngjarjes policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

 I dyshuari është në arrati por i identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.