Policia dhe Inspektorati në Prizren, shqiptojnë 138 tiketa për mosrespektim të masave dhe 538 gjoba në trafikc

0
253

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatët për media ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat  tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 138 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, gjithashtu  janë kontrolluar lokale për moszbatim te masave.

Jo vetëm për masat Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 538 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

Aktualisht policia është në realizim te planit operativ me qëllim vetëdijesimin dhe zbatimin e ligjit të komunikacionit rrugor që drejtuesit e automjeteve në mënyre permanente të respektojnë rregullat gjatë drejtimit të automjeteve, thuhet në njoftim./TvPz

Leave a Reply