Po na trembin me “vëllavrasje” që të harrohen marrëveshjet e nënshkruara e të panënshkruara

0
515

“Mos shiko se ç’tha, po shikoje kush e tha”, thote fjala e urte ! Kjo puna e “vellavrasjes” eshte hapur sa per te bere llogje ne rrjetet sociale e per ta zhvendosur vemendjen nga realitetet politike e nga pazaret me Serbine ! Eshte kohe “marreveshjesh”! Nuk eshte kohe “vellavrasjesh”! Prandaj, na duhet, Kosoves se marrur peng, i duhet “Qeveria e unitetit”! Te tjerat jane sa per te shtyre kohen !… Kaq e pati ajo deklarata e atij Bahtirit te Albinit!…

Shqetesuese jane reagimet ne unison te atyre qe ishin bashke qe nga mbarimi i Luftes, bene sikur u “ndane” per disa muaj (pas zgjedhjeve te 6 tetorit) sa per t’ia “thyer qafen” LVV-se e per t’i (ri)hipur me mire e me fort Kosoves shqiptare, siç po synojne me krijimin e nje Qeveri te tyre e per ta, me te cilen, qofsha une i gabuar, do t’i thellonin e zgjeronin marreveshjet (lexo: koncesionet!) me Serbine!! Jane keta qe reaguan sot ndaj deklarates se A. Bahtirit per “vellavrasje”! Sa mire i jane kthyer tradites se vjeter e kesaj te rese!…

Jane keta qe heshten si mumjet vetem para ca dite ndaj thirrjes skandaloze e te denueshme, qe Hashim Thaçi, i veshur me funksionin e Kryetarit te Republikes, beri faqe botes per mosbindje e per sherr qe, po te degjohej, do te perfundonin me konflikt!! Dhe, po ta mendosh, çfare perfaqeson A. Bahtiri (Kryetar i nje gjysme qyteti!) e çfare Hashim Thaçi, Kryetar i Republikes-shtetit?!… Asnje reagim nuk paten bere keta “boset” e partive, te ndryshme ne emra e te njejta ne koncepte e pazare ne dem te Kosoves!! Prandaj, “uniteti” i tyre perben shqetesim per popullin shqiptar ne Kosove… Keta asnjehere nuk i bashkoi ideja, koncepti a strategjia per mbrojtjen e interesave te Kosoves, sovranitetit dhe integritet te saj !! Por, keta i bashkoi tavolina e Vjenes “perballe” Serbise, ku Kosoves iu be ndarja e brendshme, iu nda qyteti i Mitrovices ne dysh, iu nda Veriu, u krijuan pese e me pastaj, per “gjenerozitet”, u bene dhjete komuna serbe (!!) e dhjetra “zona te mbrojtura serbe”, u krijua “baza e zajednices”!!

Keta u bene bashke edhe per RIHAPJEN e çeshtjes se Kosoves dhe te statusit te saj ne Bruksel, ku i bene leshime te rrezikshme Serbisë!! Bashke ishin edhe per “fusnoten” e bashke ishin edhe kur ia falen Malit te Zi edhe 8 200 hektare toke shqiptare!! Bashke ishin qe nga mbarimi i Luftes per t’i grabitur, pervetesuar e kontrabanduar pasurite dhe fondet publike te Kosoves!! Bashke jane edhe tash, jo kunder Agim Bahtirit, por per t’i bere leshime te reja Serbise!… Kjo eshte shqetesuese per shqiptaret pa asnje dallim!

Shkruan: Xhevat GJINI

Leave a Reply