Po mendoni të eleminoni bukën nga dieta? Ja 5 gjërat që të ndodhin më pas

0
42

Ndoshta ke një bark kokëfortë që nuk bie me asnjë lloj diete ose, më keq akoma, ka një rritje të ngadaltë. Nëse janë të dyja këto, atëherë duhet ta ndalosh bukën me çdo kusht. Gluteni, proteina që gjendet në bukë, është përgjegjëse për dhimbjet e kyçeve, por edhe shqetësime të tjera të përditshme që njerëzit kanë filluar t’i quajnë “normale.”

Do të humbasësh shumë ujë- Pasi të kesh ndalur bukën, do të humbasësh shumë ujë nga depozitat e organizmit. Natyrisht, trupi do të rifillojë të krijojë depozita të reja duke përdorur glycogen-in, por nga ana tjetër, humbja e ujit do të jetë shumë e madhe.

Çrregullimet e zorrëve do të bëhen më të shpeshta- Pa nivelet e duhura të fibrave, të cilat rregullojnë zakonisht aparatin tretës, do të kesh vazhdimisht shqetësime me zorrët. Kur ndalon bukën, natyrisht ke ndalur edhe nivelin e fibrave që mund të marrësh nga bishtajoret dhe në këtë mënyrë mungesa e tyre do t’i bëjë vizitat në tualet edhe më të shpeshta.

Trupi nuk do të ketë rezistencë- Kur hamë karbohidrate, trupi ynë dërgon sinjale në tru, falë hormonit të mirë – serotonina. Kur ndalon bukën dhe ke mungesë karbohidratesh, trupi sa vjen e bie nga rezistenca, rrjedhimisht bie edhe prodhimi i serotoninës.

Mendjen do ta kesh si në re- Truri i njeriut nuk punon pa karbohidrate. Nëse e ndalon furnizimin e tij me karbohidrate, edhe truri nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë po i ndodh. Në këtë rast, për t’u ushqyer, ai do të kërkojë të transferohet tek ushqimet e tjera me glukozë për t’u ushqyer.

Fizikisht, veten nuk do ta ndiesh si më parë- Edhe kjo është mjaft e kuptueshme, meqenëse karbohidratet shërbejnë si një burim i jashtëzakonshëm dhe i shpejtë energjie që i nevojitet trupit. Kur eliminon bukën, natyrisht bën që trupi të fillojë të kërkojë energji në përbërës të tjerë. Ky lloj çrregullimi rrëzon energjinë dhe prish ekuilibrin e organizmit.

Leave a Reply