Pjanic: Nuk largohem nga Juve, me Sarrin kam rol të rëndësishëm

0
23

Miralem Pjanic po bëhet gati të nisë sezonin e tij të katërt me Juventusin, por këtë herë nën drejtimin e Maurizio Sarrit. Mesfushori boshnjak foli me superlativa për trajnerin e ri dhe pranoi se i pëlqen roli të cilin Sarri i ka besuar.

“Në futbollin e Sarrit, roli im është shumë i rëndësishëm dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Mezi po pres të luajmë dhe të përmirësohemi”, tha boshnjaku. Edhe këtë verë, ashtu si një vit më parë, emri i Pjanic u lakua për një largim të mundshëm nga bardhezinjtë, por boshnjaku 29-vjeçar i premtoi besnikëri Juvensutit.

“Më vjen të qesh kur lexoj se jam në merkato dhe se jam pranë largimit. E njëjta gjë ndodhi edhe vitin e kaluar, kur flitej për raporte jo të mira mes meje dhe Allegrit, ndonëse gjithçka ishte perfekte. Unë jam shumë i lumtur te Juventusi dhe nuk kam ndërmend te largohem”, tha Miralem Pjanic shkruan Super Sport përcjell 04 Online.

Leave a Reply