Si t’i ktheheni normalitetit pas festave të fundvitit

0
433

Kthimit në punë i druhen të gjithë dhe në shumë raste, thjesht ideja të shteron energjitë.

Ditët e pushimit gjatë festave janë fantastike për tu rimëkëmbur nga ritmi kaotik i ditëve plot angazhime të vitit por edhe për të kaluar më shumë kohë me veten dhe familjen.

Kthimit në punë i druhen të gjithë dhe në shumë raste, thjesht ideja të shteron energjitë.

Ekspertët ofrojnë këshillat e mëposhtme për të përballuar me sa më pak vështirësi kthimin në punë pas festave.

Pranoni realitetin
Si çdo gjë në jetë, edhe pushimet e kanë një afat.

Ndaj mos u demoralizoni por pranoni realitetin.

Jini të ndërgjegjshëm dhe përgatituni shpirtërisht për faktin se ditët e para të rutinës suaj të punës do të jenë të vështira.

Vendosni Prioritete

Gjatë kthimit në punë, mund t’ju duket sikur keni një mal me detyra për të bërë.

Mos u frikësoni. Mjafton të vendosni prioritete mes detyrave që keni për të bërë, duke ia nisur me ato urgjentet.

Hapni postën elektronike para kthimit në punë
Mos u frikësoni nga prania e njoftimeve në adresën tuaj elektronike të punës.

Për të lehtësuar kthimin në punë, një mbrëmje më parë hapeni postën elektronike dhe shikoni gjërat më urgjente për tu bërë të nesërmen.

Veç postës elektronike, ekspertët këshillojnë që në mbrëmje të bëni gati rrobat, çantën, portofolin dhe çdo gjë që ju duhet për t’ia nisur ditën mbarë.

Shkoni më herët në zyrë
Nëse shkoni më herët në zyrë, jo vetëm që do të shmangni trafikun por edhe ankthin që shkakton ai.

Arsyeja e dytë përse duhet të shkoni më herët në zyrë është se mund t’i jepni kohë vetes që të përshtateni me ambientin dhe kolegët.

Ju mund ta nisni ditën me një filxhan kafeje dhe do të keni kohë për të pastruar dhe sistemuar këndin tuaj të punës.

Planifikoni një drekë jashtë
Gjatë ditës së punës përpiquni të merrni pushime të shkurtra dhe mbi të gjitha planifikoni që të hani drekën jashtë me kolegët dhe miqtë.

Pushimet e shkurtra në punë janë ideale për të shmangur frikën e ngecjes në ambient të mbyllur.

Përpos të tjerave, do të keni mundësi të ndërveproni dhe komunikoni me kolegët, gjë që përbën pikësnisjen e marrëdhënieve shoqërore.

Dëgjoni muzikë
Muzika është ideale për të larguar plogështinë e ditës së parë në punë.

Gjeni këngët që ju pëlqejnë, mundësisht ato që nuk ju përgjumin, dhe dëgjojini gjatë ditës.

Do të keni mundësi që të përqendroheni mjaftueshëm për të bërë punën me sukses.

Leave a Reply