Si të humbim peshë me anë të Uthullës së Mollës

0
66

Uthulla e Mollës është një nga produktet më të mira bimor. Me anë të këtij produkti edhe mund të humbni peshë.

Zbuloni se si ta konsumoni për të pasur rezultatet e duhura për të rënë në peshë. Ajo është një ilaç i fuqishëm natyral për të humbur peshë lehtë, në mënyrë të thjeshtë e të shëndetshme, pa hequr dorë nga e ngrëna apo të privoheni nga ndonjë dëshirë e juaja.

Përfitimet nga uthulla e mollës
Ul nivelin e sheqernave në gjak, balancon sheqernat që redukton ndjesinë e fajit që shoqëron teksa konsumon këto produkte.

Përmirëson rezistencën ndaj insulinës dhe parandalon fryrjen e barkut.

Ul nivelet e larta të triglicerideve në gjak.

Redukton mbledhjen e yndyrnave në pjesën abdominale.

Përshpejton metabolizmin dhe rrit, për pasojë konsumin e kalorive.

Të jep efektin ngopës duke ngadalësuar procesin tretës dhe ndihmon të hani më pak pa patur ndjesinë e urisë.

Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në lirimin e toksinave dhe yndyrnave pak të shëndetshme.

Rezultate më të mira do të kemi nëse ndjekim një dietë të ekuilibruar, shoqëruar me ushtrime fizike të paktën dy-tre herë në javë.

Si duhet ta konsumoni?
Përveçse si përbërës të pjatave tona, nëse duam të fuqizojmë efektet e humbjes në peshë duhet ta marrim në këtë mënyrë:

Përbërësit:
1 gotë ujë (200 ml)
Dy lugë uthull molle (30 ml)
Pak sodë

Përgatitja:
Përziejmë përbërësit për t’i pirë gjysmë ore para çdo vakti kryesor të ditës.

Momenti më i mirë për ta pirë është në orët e para të mëngjesit, me stomakun bosh.

Uji mund të jetë i ftohtë ose i ngrohtë.
Nëse dëshirojmë mund të shtojmë pak mjaltë.
Është shumë e rëndësishme të konsumoni gjithmonë uthullën e mollës të shtuar me ujë, apo përbërës të tjerë, që të mos ju shkaktojë probleme tretëse.

Soda ndihmon në neutralizimin e acidit të uthullës nëse keni stomak të ndjeshëm dhe për të mbrojtur zmaltin e dhëmbëve.

Leave a Reply