Si ta transformoni rutinën tuaj pas punës?

0
401

Çka bëni zakonisht pas punës? Ndoshta jeni person që ka një orar të plotë shoqëror, ose e vizitoni palestrën për të krijuar një zakon të shëndetshëm të fitnesit. Pavarësisht.

 nga plan programi juaj standard pas orarit të punës, ndryshimi i tij më shpesh mund të ju ndihmojë të krijoni larmi, të përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore, si dhe të gjeni qetësi mes kaosit. Dëshironi të transformoni rutinën tuaj dhe të provoni diçka të re? Ja një listë me disa ide që mund të përpiqeni t’i mbani gjërat argëtuese dhe të freskëta.

Mësoni diçka të re

Nëse e përfshini leximin në rutinën tuaj të mbrëmjes, qoftë vetëm një herë në javë, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur aftësitë tuaja dhe të rrisni kuriozitetet tuaja personale. Po ashtu, ekzistojnë kurse të ndryshme online që mund të regjistroheni dhe të mësoni gjëra të reja. Krejt çka duhet të bëni është përzgjedhja e fushës që ju intereson dhe ta ndiqni atë kurs/trajnim.

Mos i leni anash ushtrimet fizike

Ushtrimet trupore sipas studimeve zvogëlojnë stresin, luftojnë lodhjen si dhe përmirësojnë performancën. Nëse aplikoni ushtrimet trupore në mënyrë konstante do t’i zvogëloni mundësitë e stresit dhe do të jeni më energjik për ditën e nesërme.

Bëni punë vullnetare

Ofrimi i kohës, energjisë dhe burimeve tuaja është tejet shpërblyese për ju si dhe për ata që i ndihmoni. Bëni punë vullnetare për një kauzë ose organizatë që është e rëndësishme për ju dhe komunitetin. Kur vendosni të përfshiheni në punë vullnetare do të keni përfitime të ndryshme si mësimi i aftësive të reja, rritja e vetëbesimit, si dhe do të krijoni miqësi të reja.

Krijoni një rutinë të gjumit

Një gjumë i rehatshëm dhe i mirë ndikon pozitivisht në disponimin tuaj dhe ecurinë e ditës së nesërme. Që ta bëni një gjumë të rehatshëm preferohet që para gjumit të mos i ekspozoheni ekraneve me dritë siç janë telefoni ose kompjuteri. Prandaj, krijoni një rutinë për gjumë të rehatshëm që do të ndikoj në energjinë dhe produktivitetin tuaj.

Vendimet dhe veprimet që ju ndërmerrni çdo ditë do të përcaktojnë se ku jeni në jetë. Nëse ktheheni në shtëpi jeni pasiv dhe lejoni që mjedisi juaj të bëhet i çrregullt, jeta juaj do ta reflektojë këtë. Mirëpo nëse punoni për të përmirësuar veten dhe jetën tuaj, do të shihni ndryshime pozitive në jetën tuaj. Ju personalisht e keni në dorë se si ta transformoni rutinën tuaj pas punës./AkademiPune

Leave a Reply