Shkrimtari Fejzë Demiri, falë vullnetit dhe intuitës kreative, gjithnjë e më bindshëm po arrin të bën emër në letërsi

0
112

Fejzë Demiri, është shkrimtari 22 vjeçar nga Gjakova, që në botën e letërsisë hyri fare i ri, si 14 vjeçar.

Vit pas viti ai fitoi një pjekuri të madhe letrare, ku nga vepra në vepër arriti të pëlqehet dhe të vlerësohet në vend dhe në shumë shtete të botës.

Shkrimtari Demiri, sot ka një bagazh letrar prej 7 vitesh të kurorëzuara poashtu me 7 vepra. Në një kohë kur teknologjia po pushton çdo sekond të të rinjve tanë, tek Fejzë Demiri, zë vend shkrimi dhe vlerat e mirëfillta.

Ai mëson nga çdo ditë, kohë e njeri se si të jetojë plot përkushtim e krenari për familjen, miqtë, vendin. Shkrimtari i ri, rrëfen në mënyrë të sinqertë të gjitha përjetimet, duke u përpjekur të depërtojë në thellësitë e ndjenjave të cilat nuk njohin kufi imagjinarë./04 Online

Leave a Reply