“Rregulli i 2-orëshit”, si ta praktikoni sekretin që përdornin njerëzit e suksesshëm

0
401

Me të drejtë, “të rrish kot” konsiderohet jo produktive nga një pjesë e mirë e jona, por nëse do të dëgjonim mendjet e mëdha të njerëzimit do mendonim ndryshe. Albert Einstein, përshembull, pëlqente të ëndërronte me sy hapur dhe imagjinonte gjithnjë një dallgë të lehtë që vinte me shpejtësi, por për të dallga ngjante si e ngrirë. Kjo, e ndihmoi të krijonte një nga teoritë më të famshme që kemi sot, atë të relativitetit.

“Rregulli i 2-orëshit” ishte një sekret që praktikohej gjithashtu nga Charles Darëin. Kur rrinte pa bërë asgjë, zhytej në botën e tij, mendonte dhe reflektonte. Si mund të të ndryshojë jeta vetëm me 2 orë në javë?

Albert Einstein, besonte shumë tek mendimet eksperimentale. Teoritë e tij më të famshme, që sot kanë krijuar themelet e fizikës moderne, ishin thjesht pjesë e imagjinatës. Provoni të ndiqni shembullin e tij dhe të ndërtoni eksperimente në kokën tuaj. Imagjinoni çdo lloj opsioni dhe skenari të mundshëm për çdo situatë dhe pastaj pyesni veten: “Nëse bëj këtë, çfarë mund të ndodhë?”

Lëre mendjen të bredhë

Krijo më shumë kohë për t’u qetësuar, menduar dhe për të analizuar se në ç’pikë të jetës je. Gjyko nëse je mjaftueshëm i kënaqur me arritjet e tua dhe zbulo ç’pret nga e ardhmja. Thjesht lëre veten të ëndërrojë me sy hapur. Eshtë më produktive sesa kur sforcoheni për të zgjidhur apo krijuar diçka.

Bëji vetes pyetje

Për shumë njerëz, të shpenzojnë 2 orë në Facebook konsiderohet normale, por e dini sa shumë mund të reflektoni gjatë 2 orëve? Merrni një laps, një letër dhe shkruani pyetje të tipit: “Çfarë kam arritur dhe çfarë duhet të arrij?” “A ndihem e frymëzuar?”, “Ku dua ta shoh veten në 6 muajt e ardhshëm?”

Bëj një xhiro vetëm

Një xhiro vetëm në park është një super teknikë për të menduar rreth gjërave për të cilat shpesh s’kemi kohë. Natyra është ilaçi i parë që rrit shanset për zgjidhur çdo ngarkesë që kemi me shëndetin mendor.

Shkruaji vetes një letër

Eshtë terapia më e mirë që mund të bëni. Kështu do të vëzhgoni edhe më mirë mendimet dhe ndjesitë tuaja për të dalë më pas në përfundime.

Investimi më i mirë pa asnjë kosto, janë thjesht 2 orë në javë me veten.

Leave a Reply