Rakia bën dëm! Thirrja e ekspertëve: Mos konsumoni alkool gjatë izolimit!

0
631

Vetëizolimi në banesa ka sjellë probleme të gjithë vendet e prekura nga koronavirusi, COVID-19.

Përveç problemeve ekonomike, një dëm të madh psikologjik pritet të shkaktojë mbyllja e njerëzve në banesa për një periudhë të cilën askush se di sa mund të zgjasë.

Ekspertët e shëndetësisë kanë një shqetësim të madh në lidhje me njerëzit që tashmë janë të izoluar, dhe ai është alkoli. Ekspertët sugjerojnë të mos konsumohet alkool gjatë kësaj periudhe të vështirë në të cilën po kalon bota.

Sipas tyre, dhe pse mund t’ju bëjë të ndiheni mirë për disa orë, alkooli nuk e trajton ankthin apo stresin që keni, përkundrazi mund t’a përkeqësojë.

Duke shtuar, se gjëja më e mirë që mund të bëjmë në këto ditë, është të ushqehemi mirë, për një imunitet të fortë, gjë të cilën alkooli nuk e përmirëson.

Ndaj, duke marrë parasysh se mund të infektohemi nga COVID-19, gjëja e vetme që duhet të bëjmë është të mos konsumojmë alkool në mënyrë që imuniteti jonë të jetë në gjendje të përballojë virusin e rrezikshëm.

Ekspertja e shëndetit mendor, Aysha Malik , në OBSH, tha:

Konsumimi i alkolit në këto ditë vetëizolimi nuk do t’ju ndihmojë aspak për të menaxhuar stresin e izolimit, përkundrazi. Ai mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më keq…

Leave a Reply