Pse nuk duhet ta pish ujin në gotë gjatë natës?

0
600

Uji është burim jetik i trupit dhe pa të, jeta nuk do të ishte e mundur. Megjithatë, ka disa mënyra të përdorimit të drejtë dhe të gabuar për të pirë ujë. Është e zakonshme që të pish ujë para se të flesh, por është e zakonshme gjithashtu që të mbash një gotë gjatë natës afër.

Po pse nuk duhet të pish ujë nga gota gjatë natës?

Sipas specialistëve, shija e ujit që qëndron në gotë për disa orë ndryshon dhe nuk është më e freskët. Kjo ndodh për shkak se uji i lënë në gotë është më i ndjeshëm ndaj pluhurin dhe baktereve në ajër. Po kështu, kur uji ekspozohet ndaj ajrit, ai thith dyoksid karboni, një pjesë e vogël e të cilit konvertohet në acid karbonik. Kjo është edhe arsyeja pse uji ndryshon kur qëndron për një kohë në gotë.

E mira është që nëse konsumon ujë gjatë natës, të mbash një shishe afër shtratit ose ta mbushësh sa herë ke etje. Uji që rri gjatë natës nuk është një zgjidhje e mirë.

Leave a Reply