Pse femrat në të 30-at janë më mirë se ato 20-vjeçare

0
105

Ndodh shpesh që një vajzë 20-vjecare shqetësohet kur mendon moshën 30 vjeç.

Por, ato nuk e dinë që në 30-at kanë shume avantazhe do të shqetësohen më pak në atë që mendojnë të tjerët kanë më shumë vetëbesim dhe janë më të afta për ta përballuar jetën.

Ju filloni të përqafoni dhe mishëroni bukurinë tuaj të vërtetë. Seksualiteti juaj tani vjen nga mençuria dhe përvoja sesa nga një pafajësi me sy të pastër.

Ju nuk keni frikë të jeni ndryshe, ose të jeni vetëm, dhe nuk shqetësoheni aq shumë për opinionet e te tjerëve.

Jeni me shumë ambicioze për të qenë e suksesshme në jetë.

Prioritet tuaja në jetë kanë ndryshuar. Ju tashmë nuk kënaqeni vetëm me daljet e tua të vona në klub apo veshjet tërheqëse.

Në të 30-at jeni më e pjekur në marrëdhëniet që krijoni dhe si rezultat lidhjet tuaja janë më të shëndetshme jo lojëra apo filtrime siç ndodh te femrat në të 20-at.

Ju nuk pini për t’u “shfrenuar” por tashmë jeni më të ndërgjegjshme dhe e shijoni më mirë një gotë verë në shoqërinë e miqve tuaj.

Ka kaluar koha e porositjes se picave në momentin e fundit apo konsumimi i ushqimeve fastfood. Tashmë jeni një amvisë e mire dhe keni mësuar të gatuani shëndetshëm për veten dhe të afërmit.

Ju e vlerësoni më shumë shëndetin tuaj duke ndjekur një regjim të rregullt ushqimor, vajtjes ne palestër apo kujdesit ndaj vetes.

Keni filluar të ndjeni emocionin e bukur të nostalgjisë duke kujtuar momentet e bukura apo dhe më pak të bukura në të kaluarën që ju kane bërë të jeni kjo që jeni sot.

Shoqëria juaj është bërë me e vogël në numër por më sinqertë dhe e vërtetë.

Keni mësuar nga gabimet që keni bëre në të kaluarën të cilat ju kanë dhuruar më shumë eksperiencë jetësorë dhe ju kanë bërë më te fortë për të përballuar jetën.

Leave a Reply