Njihuni me tri rregullat që ndihmojnë për të disiplinuar fëmijët

0
106

Nuk është detyrë e lehtë të disiplinoni fëmijën tuaj. Sepse kjo varet shumë edhe nga natyra e fëmijës.

Sidoqoftë, këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të shkoni drejt kësaj rruge, por mos harroni që pavarësisht rrethanave, të ruani qetësinë dhe që të dy, ju dhe fëmija, të përpiqeni ta ndryshoni sjelljen për mirë.

Bëhuni të qartë dhe specifikë

Kur e mësoni fëmijën, gjithmonë tregohuni të qartë çfarë pritni nga ata dhe bëhuni specifikë rreth asaj që duhet kryhet. Tregojani fëmijës rregullat dhe pastaj tregojani ‘dënimet’ me një ton neutral dhe të qetë.

Nëse fëmija e ka të vështirë t’i ndjekë rregullat që keni vendosur, filloni t’i bëni më të lehta dhe me kalimin e kohës “vështirësojini” rregullat. I tërë ky proces duhet të jetë i bazuar në respektin e ndërsjellë. Atë çfarë jep, do të marrësh.

Qëndroni këmbëngulës

Përsëriteni pas meje: Jo kërcënime të kota! Ka shumë prindër të cilët u kanë dhënë fëmijëve ‘ryshfet’, sende apo para për të përfunduar detyra të caktuara. Por, ju mos e bëni këtë. Qëndroni të vërtetë me fëmijët. Gjithashtu, mos harroni se këmbëngulja sjell rezultate pozitive.

Bëjeni këtë detyrë me dashuri

Disiplinojeni fëmijën, por me dashuri. Nëse mund ta ndryshoni botën për mirë, bëjeni këtë, por pa e lënduar dikë. Prandaj, kur filloni të disiplinoni fëmijën, bëhuni të dashur, dhe çdo gjë bëjeni me dashuri.

Leave a Reply