Mos e stërlodhni trurin, 10 ide si të çliroheni nga mendimet e tepërta

0
435

Të mendosh shumë nuk duket edhe aq keq në pamje të parë, të mendosh është gjë e mirë apo jo?

Por të mendosh më shumë se ç’duhet mund të shkaktojë probleme.

Kur mendon shumë gjykimet tuaja mjegullohen dhe keni më shumë stres. Ju shpenzoni shumë kohë për gjëra negative. Dhe bëhet e vështirë të veproni.

Nëse të duket një temë “e njohur”, këtu janë 10 ide të thjeshta për ta çliruar veten nga mendimet e tepërta:

  1. Ndërgjegjësimi është fillimi i ndryshimit. Para se të fillosh të adresosh ose të përballosh zakonin e të menduarit të tepërt, duhet të mësohesh që të keni kujdes në momentin që po ndodh. Në çdo kohë që ju dyshoni, ndiheni të stresuar ose me ankth, bëni një hap prapa në këtë situatë dhe në mënyrën se si po i përgjigjeni. Në atë moment ndërgjegjësimi ndodhet “fara” e ndryshimit që doni të bëni.
  2. Mos mendoni se çfarë mund të shkojë keq por se çfarë mund të shkojë mirë.
    Në shumë raste, mendimet e tepërta shkaktohen nga një emocion i vetëm:frika. Kur ju fokusoheni në të gjitha gjërat negative që mund të ndodhin, është e thjeshtë të paralizohesh. Rradhën e ardhshme që ndjeni se po shkoni në atë drejtim, NDALNI. Shikoni të gjitha gjërat që mund të shkojnë mirë dhe mbajini ato mendime prezente dhe parasysh.
  3. “Shpërqëndrojeni” veten drejt lumturisë.
    Ndonjëherë është e dobishme të kesh një mënyrë për të “shpërqëndruar” veten me alternativa pozitive të shëndetshme dhe të lumtura. Gjërat si meditimi, vallëzimi, ushtrimet, studimi i një instrumenti, vizatimi ose piktura mund t’ju distancojnë mjaftueshëm nga çështjet për t’i dhënë fund “superanalizimit.”
  4. Shikojini gjërat në perspektivë
    Është gjithmonë shumë e thjeshtë për t’i bërë gjërat më të mëdhaja dhe më negative se ç’duhet. Kur të kuptoni se po bëni këtë gjë, pyesni veten se sa rëndësi do të ketë kjo pas 5 vitesh? Ose, më mirë akoma, po muajin tjetër? Vetëm kjo pyetje e thjeshtë, duke ndryshuar kornizën e kohës, mund të ndihmojë për t’i dhënë fund mendimeve të tepërta.
  5. Boll pritët për perfeksionimin
    Kjo është diçka e madhe. Për të gjithë ne që po presim për perfeksionimin, duhet të ndalim këtu. Të jesh ambicioz është shumë mirë, por të synosh perfeksionimin është jorealiste, jopraktike dhe dobësuese. Në momentin që ju nisni të mendoni se “Kjo duhet të jetë perfekte” është momenti që duhet t’i kujtoni vetes, “të presësh për perfeksionimin nuk është asnjëherë një zgjedhje e drejtë saç është të bësh progres.”
  6. Ndryshoni mënyrën se si shikoni frikën.
    Mund të keni frikë se keni gabuar në të kaluarën, ose mund të keni frikë të provoni ose të mbipërgjithësoni dështime të tjera, kujtoni se vetëm sepse gjërat nuk kanë shkuar mirë në të kaluarën nuk do të thotë se duhet të jetë po i njëjti rezultat edhe në të ardhmen. Mbani mend, se çdo mundësi është një fillim i ri, një vend për të nisur sërish.
  7. Vendosni një matës kohe
    Jepini vetes limite. Vendosni një matës kohe për pesë minuta dhe jepini vetes pesë minuta kohë për t’u menduar, shqetësuar dhe analizuar. Në momentin që matësi i kohës mbaron, shpenzoni 10 minuta me një stilolaps dhe letër, duke shkruar të gjitha gjërat që po të shqetësojnë, stresojnë ose të japin ankth. Griseni atë. Kur të mbarojnë 10 minutat, hidheni jashtë letrën dhe bëni diçka tjetër, mundësisht diçka argëtuese.
  8. Kuptoni se nuk mund ta parashikoni të ardhmen
    Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen. Kaq dimë tani për tani. Nëse e shpenzoni kohën e tashme duke u shqetësuar për të ardhmen, po i “vidhni” vetes suaj kohën e tanishme. Të shpenzosh kohë për të ardhmen është thjesht joproduktive. Më mirë shpenzojeni me gjëra që ju japin gëzim.
  9. Pranoni më të mirën tuaj
    Frika mbi të cilën bazohet të menduarit i tepërt është ndjenja se nuk jeni të mirë aq sa duhet, jo aq punëtorë sa duhet dhe jo aq të dedikuar aq sa duhet. Kur bëni më të mirën tuaj, pranojeni si të tillë dhe dijeni se, ndërsa suksesi mund të varet pjesërisht në disa gjëra që nuk i kontrolloni dot, ju keni bërë atë që mund të bënit.
  10. Jini mirënjohës
    Nuk mund të keni një mendim që ju jep pendesë dhe një mendim të mirë në të njëjtën kohë, kështuqë pse të mos e shpenzoni kohën pozitivisht? Çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje bëni një listë të atyre gjërave për të cilat jeni mirënjohës.

Të menduarit e tepërt është zakonisht diçka që i ndodh gjithkujt. Por nëse keni një sistem të mirë për menaxhimin e tij mund të shmangni të paktën disa nga mendimet negative, stresuese dhe me ankth dhe t’i ktheni ato në diçka të dobishme, produktive dhe efektive. (Lolly Daskal/ Inc.)

Leave a Reply