Mësojuni vajzave tuaja kurajon dhe jo përsosmërinë

0
377

Në jetë, guximi është ai që na nevojitet më shumë. Pse të mos ua mësojmë të vegjëlve menjëherë? Dhe pse, mbi të gjitha, të mos ua mësojmë vajzave?

Në vitet 1970, një psikolog i Universitetit Columbia kreu një seri eksperimentesh me vajza dhe djem me rezultate mjaft befasuese. Në thelb, testi konsistonte në dhënien e detyrave të reja dhe të ndërlikuara për dhjetë vjeçarët.

U zbulua se vajzat kishin më shumë gjasa të dorëzoheshin para djemve. Është parë gjithashtu, se sa më të zgjuara të ishin vajzat (me një IQ të lartë), aq më shpejt ato hiqnin dorë.

Mësojuni vajzave kurajon dhe jo përsosmërinë

Studiuesit arritën në përfundimin se vajzat që hoqën dorë e bënë këtë për shkak të një sjelljeje të mësuar, d.m.th. edukimi që u ishte dhënë atyre deri më tani i bëri ato të hiqnin dorë më herët se djemtë. Nga ana tjetër me djemtë ndodhte e kundërta: sa më e re dhe e vështirë të ishte detyra, aq më shumë këmbëngulnin që ta zgjidhnin atë.

Studiuesit pyesin pse një ndryshim i tillë në qasjen ndaj të njëjtës detyrë. Pse vajzat e vogla u dorëzuan më herët?

Në veçanti, u pa që vajzat kishin tendencë të vinin në dyshim aftësitë e tyre para djemve, gjë që i bëri ato të braktisin detyrën. Më saktë, vajzat besonin se aftësitë e tyre nuk mund të përmirësoheshin, ndërsa djemtë ishin të bindur se duke insistuar mund të gjenin zgjidhjen. Ky qëndrim vazhdon edhe kur janë të rritur. Kjo do të thotë se edhe sot në shoqëritë tona shohim ndryshime në qëndrim që nuk varen nga aftësitë individuale, por nga pritjet e familjes dhe grupeve shoqërore. Vajzat duhet të jenë të bukura dhe të përsosura, por nuk pritet që ato të jenë gjithashtu të guximshme dhe elastike.

Epo, mbase ka ardhur koha që t’i jepet fund këtij besimi. Do të ishte mirë t’u mësojmë guximin si djemëve ashtu edhe vajzave. Vajzat dhe djemtë e guximshëm do të jenë gjithashtu të rritur të guximshëm, për të cilët kemi vërtetë nevojë.

Leave a Reply