Mënyra si t’i eliminoni njollat e lapsit kimik apo flomasterit nga rrobat

0
46

Nëse ngjyra e lapsave kimikë apo e flomasterëve ju rrjedh nëpër rroba, mos u zhgënjeni.

Gjithmonë ka shpëtim.

Më parë njomeni një leckë pambuku në alkool të denatyruar apo në etanol dhe goditni me gishta në zonën e njollosur, transmeton Telegrafi.

Mos e njomni shumë. Përpiquni që me fshirje ngadalë të pastroni njollën. Me peshqirë letre mblidhni tepricën e lagështisë.

Përsëriteni derisa të vëreni që ngjyra po tërhiqet nga pak.

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe pastaj qitni mjetin për eliminimin e njollave. Lëreni të veprojë disa minuta dhe sërish mblidheni tepricën e lëngut me prekje të letrës.

Disa herë shtrëngoni fortë me peshqir njollën dhe mbajeni disa sekonda, këshillon Good Housekeeping.

Shpëlajeni me ujë.

Lirisht lajeni edhe një herë në rrobalarëse.

Nëse njolla ende është e dukshme, përpiquni ta eliminoni me zbardhues, por vetëm nëse rrobat tuaja e lejojnë një gjë të tillë. Shikoni etiketën. 

Leave a Reply