Lexoni këshillat për martesë të lumtur nga çifti më i vjetër në botë

0
514

Herë pas here, Julio Mora i jep një puthje bashkëshortes Waldramina Quinteros, veprim ky aspak i veçantë po të mos ishte se ai është 110 vjeç dhe ajo 104, duke u bërë çifti më i vjetër i martuar sipas rekordit botëror Guinnes.

Të dy janë mësues në pension dhe jetojnë në pjesën veri-qendrore të Kuitos, kryeqyteti i Ekuadorit.

“S’jemi divorcuar kurrë. Asgjë e tillë s’ka ndodhur mes nesh. As na ka shkuar ndërmend. U sugjeroj të gjithëve të thonë të vërtetën. Mos gënjeni, sepse gënjeshtrat shkatërrojnë botën”, u shpreh 104-vjeçarja Waldramina Quinteros.

Mora ka lindur më 10 mars 1910, ndërsa Quinteros më 16 tetor 1915. Ata janë prindër të 5 fëmijëve, njëri prej të cilëve ka vdekur dhe kanë 11 nipër e mbesa, 21 stërnipër e mbesa dhe 9 stër-stërnipër.

Në fillim të vitit, një nga nipërit e tyre sugjeroi se gjyshërit mund të ishin ndër më të moshuarit në botë dhe vajza e çiftit, Cecilia, çoi dokumentet e kërkuara derisa morën certifikatën. Sipas vajzës Cecilia, çiftit i pëlqen të shkojë në teatër dhe kinema.

Leave a Reply