Ky frut ju ndihmon kundër pagjumësisë

0
106

Nëse po keni probleme për të fjetur, është koha që të hiqni dorë nga barnat e gjumit – dhe të provoni lëng vishnje.

Pija e këtij fryti është e njohur për përbërjen e lartë të sheqerit, por hulumtuesit kanë zbuluar se mund të mposhtë pagjumësinë dhe të rrisë kohën e gjumit.

Kjo pije, mes tjerash, ishte përdorur nga atletët profesionistë gjatë Lojërave Olimpike në Pekin më 2008, për të ndihmuar në gjumë më të mirë mes eventeve.

Dhe tani, dy studime kanë treguar se ky lëng ka aftësinë për të ndihmuar në rregullimin e problemeve me gjumë.

Nigel Mitchell, një nutricist në Healthspan Elite, tha se për të pija është një pjesë e rëndësishme e protokollit të shërimit për të gjitha ekipet profesionale të sportit me të cilat ai punon.

Ai tha: “Shumë atletë e kanë kuptuar se lëngu i vishnjës ndikon në gjumë më të mirë kur merret një orë para shkuarjes në shtrat”.

Leave a Reply