Këto ushqime nuk duhet t’i mbani asnjëherë në frigorifer!

0
345

Edhe pse frigoriferi mund të duket si vendi më i mirë për të ruajtur ushqimet tuaja, në fakt në disa raste ai mund t’i dëmtojë ato. Ushqimet futen në frigorifer për të ruajtur freskinë e tyre sa më gjatë, por disa ushqime do të rezistonin më tepër jashtë friforiferit. Ja një listë e tyre:

Domatet

Nëse i mbani domatet në frigorifer, do të ndryshoni strukturën e tyre kimike dhe ato do të humbasin shijen e tyre.

Patate

Ato duhen mbajtur në një vend të thatë dhe të freskët. Zakonisht mbahen në qëse, por jo në frigorifer. Nëse i mbani patatet në frigorifer, lëkura e tyre do të humbasë ngjyrë dhe shija e tyre pasi t’i keni gatuar do të jetë ndryshe nga shija e zakonshme që kanë.

Qepë

Qepët e hapura kanë nevojë për një vend të thatë ku qarkullon shumë ajër. Nëse nuk i keni hapur, atëherë mund t’i mbani fare thjeshtë në një qese.

Buka

Frigoriferi është armiku i bukës, pasi e bën atë tepër të fortë. Buka duhet mbajtur në një vend me temperature konstante si temperature e dhomës, për të mos përshpejtuar procesin e prishjes.

Bananet

Bananet janë frut tropikal dhe nuk kanë mbrojtje ndaj temperaturave të ulta. Kjo bën që ato të ndryshojnë ngjyrë dhe të bëhen të zeza, nëse i fusni në frigorifer.

Leave a Reply