Kështu mund ta ftohësh birrën e ngrohtë në më pak se 2 minuta

0
324

Nuk ka asnjë diskutim se birra është pija e preferuar e verës. Ajo na shoqëron në momentet më të gëzueshme gjatë pushimeve verore. Por e vërteta është se për ta shijuar në maksimum, duhet të jetë sa më e ftohtë.

Mirëpo, çfarë ndodh nëse për një arsye apo tjetër, gjatë një dreke me miqtë në shtëpinë tuaj frigoriferi nuk është i pajisur mjaftueshëm?

Mos u shqetësoni.

Nuk ka asnjë arsye për të shërbyer birra të ngrohta dhe për më tepër për t’mos kënaqur miqtë tuaj. Sepse, ekziston një mënyrë që për dy minuta, ju mund ta ngrini një birrë.

Referuar videos në vijim është shumë e lehtë të ngrish një birrë ose pije freskuese në më pak se dy minuta.

Do t’ju duhet vetëm një tas me ujë, disa kube akulli dhe dy lugë çaji të mbushura me kripë.

Siç mund ta shihni në video, gjithçka që duhet të bëni është që të hedhni akullin në tasin me ujë, pastaj kripën (dy lugë çaji), t’i përzini dhe në fund të vendosni kanaçen e birrës.

Në më pak se dy minuta, birra juaj do të jetë gati për t’u servirur. E gjitha kjo ndodh, falë ligjit të dytë të termodinamikës. Ashtu siç tregon video, temperatura bie me 19 gradë Celsius.

Gjithçka, duket e pabesueshme, por ju mund ta provoni.

Leave a Reply