Ja si të shpëtoni lidhjen tuaj nga ndarja, ndiqni 6 këshillat e mëposhtme dhe do të ndiheni më të lumtur

0
68

Shumë marrëdhënie me kalimin e kohës fillojnë që të zbehen dhe gjithë magjia që dikur dy personat e dashuruar ndjenin zhduket, duke e bërë lidhjen përherë e më monotone dhe bezdisëse.

Sipas shumë psikologëve arsyet kryesore që të çojnë deri në ndarje është pikërisht fakti se ju e neglizhoni partnerin ose partneren tuaj, dhe nëse jo atëherë nuk vlerësoni asnjë nga pikat që ne do rendisim pak më poshtë.

Nëse ju po përjetoni disa vështirësi në lidhjen tuaj ose po përpiqeni të krijoni një lidhje të re, duhet me patjetër të mbani mend këto 6 pika që të keni një marrëdhënie të shëndetshme.

Ndaloni së thëni “të gjithë të mirat/mirët janë të zënë”.

Secili është i mirë në mënyrën e vetë, ju duhet të vlerësoni cilësitë e një personi dhe jo ta krahasoni atë me dikë tjetër, pasi asnjëri nuk është njësoj si tjetri.

Flisni gjuhën e partnerit tuaj.

Komunikimi është një nga pikat kyçe në një marrëdhënie. Nëse ju flisni të njëjtën gjuhë atëherë lidhja juaj do të jetë më e fortë.

Mos krahasoni marrëdhëniet tuaja me ato që shihni në median sociale.

Mediat sociale janë ndikuesit kryesor që një çift shkon drejt ndarjes. Mos bëni gabimin të krahasoni lidhjen tuaj me ato që shihni vërdallë, pasi asgjë nuk është aq reale dhe e bukur sa duket në Instagram apo Facebook.

Mos i gjykoni njerëzit para se t’i takoni.

Nëse doni të rinisni diçka të re, nuk duhet ti gjykoni njerëzit. Jepuni atyre një mundësi që ti njihni dhe më pas vendosni nëse ju pëlqen apo jo.

Mbyllni marrëdhëniet me mirësjellje.

Nuk keni pse lëndoni veten dhe të tjerët. Lini njerëzit të lirë pasi kur diçka nuk funksionon nuk keni pse e forconi.

Mos ju riktheni marrëdhënieve jo të shëndetshme.

Nëse diçka ka marrë fund nuk keni se përse ti riktheheni përsëri. Lerëni ish-in në të shkuarën dhe filloni diçka të re dhe më të shëndetshme për ju. 

Leave a Reply