Ja përse tirqit janë veshje unike në botë !!!

0
58

Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese të shumë elementeve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

Elementi me tipik i këtyre veshjeve janë tirqit të cilët kanë formën e pantallonave të ngushta prej shajaku (në të shumtën e rasteve të bardhë dhe më rrallë të zinj të murmë. Përgjithësisht, ata lidhen poshtë belit (në kërdhokëll) shoqëruar edhe me një brez të leshtë me vija disangjyrëshe. Në pjesën e sipërme vishej një këmishë me mëngë të gjata, jelek pa mëngë dhe xhamadan me mëngë të gjata, që të dy prej shajaku. Në stinë të ftohtë mbi xhamadan vishej edhe një xhaketë me mëngë të shkurta dhe me jakë marinari (prej shajaku me ngjyrë të zezë) e quajtur diku xhurdi, diku tjetër kaporane ose herkë. Tirqit zakonisht janë mbajtur në Shqipërine Veriore, në Kosovë dhe në Shqipërine Verilindore, duke arritur deri në rrethin e Beratit.

Por, a e keni ditur përse tirqit janë veshur pa të brendshme?! Ata nuk kanë pasur pulla për t`u mbërthyer sikurse te pantallonat dhe kjo është qepur me qëllim të caktuar. Pasi që në të shumtën e rasteve, tirqit janë veshur nga malësorë, mënyra më e lehtë për të kryer urinimin nëpër pyje, apo aty ku i ka zënë rruga, pa i zhveshur fare ata, ka qenë ulja e tyre në njërin gju, ndërsa tjetri gju është vënë në formë të këndit të drejtë. Në këtë gjendje, malësori ka mundur të kryej urinimin pa i zhveshur fare tirqit.

Leave a Reply