Gabimi më i madh që bëni para gjumit në netët e nxehta të verës

0
113

Nëse jashtë është shumë nxehtë dhe në shtëpi ke hapur kondicionerin, gjumi mund të jetë i vështirë. Por po ashtu, mund të bëhet edhe më i vështirë nëse vazhdon të pish ujë të ftohtë për të shuar vapën.

Sa më të larta temperaturat, aq më të ftohtë e duam ujin gjatë ditëve dhe netëve të nxehta. Megjithëse shkenca jep shpjegimet e veta, njerëzit janë gjithmonë të prirur të pinë sa më shumë ujë të ftohtë gjatë verës. Por sidomos para gjumit, uji i ftohtë akull nuk është i rekomanduar, sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë gjatë natës.

Si shpjegohet kjo?

Uji i ftohtë me akull duhet shmangur sidomos para gjumit. Pirja e ujit të ftohtë jo vetëm që ngadalëson tretjen, por njëkohësisht ul ritmin e metabolizmit duke ngushtuar enët e gjakut dhe duke ulur ndjeshëm hidratimin. Në këtë mënyrë, uji i ftohtë nuk e lejon trupin të bjerë në qetësi dhe të bëhet gati për gjumë. Për këtë arsye, rekomandohet gjithmonë që, të paktën para se të flesh, pi një gotë ujë në temperaturë dhome.

Leave a Reply