Femrat duan tipa arrogantë, por meshkujt kë duan?

0
454

Derisa femrat më shpesh kthejnë shikimin drejt meshkujve të cilët duken arrogantë, sepse u duken më mashkullorë, meshkujve u pëlqejnë pjesëtaret e buzëqeshura të gjinisë së bukur.

Deri te ky përfundim arritën shkencëtarët të cilët kanë bërë një studim në Universitetin Columbia.

Hulumtuesit kanë zbuluar që gjinisë mashkullore buzëqeshja femërore u është më joshëse se shprehja optimiste apo e panatyrshme, prandaj ajo është çfarë duan kur damat duken të lumtura dhe të kënaqura me jetën e tyre, sepse buzëqeshja ua përcjell atë porosi.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 1.000 të intervistuar, të cilët kanë vlerësuar tërheqjen e personave të gjinisë së kundërt me ndihmën e qindra fotografive, të cilat kanë treguar gjendjet më të ndryshme.

Në to janë vijëzuar edhe lumturia, edhe krenaria, edhe arroganca, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i shkencëtarëve ka qenë që të hulumtojnë se çfarë roli ka tërheqja në shikim të parë, andaj nga pjesëmarrësit është kërkuar që të tregojnë cila ka qenë përshtypja e tyre – a është atraktiv personi në fotografi apo jo.

– Derisa damave u janë dukur më atraktivë tipat të cilët kanë shprehje arrogante të fytyrës, të cilët gjoja dërgojnë porosi për status të lakmueshëm në shoqëri dhe potencialisht baballarë të mirë, ndërkaq meshkujt të cilët buzëqeshin kryesisht lënë përshtypje të dikujt i cili nuk di të dominojë, gjinisë mashkullore u është pikë e dobët buzëqeshja femërore.

Buzëqeshja u është shenjë që me atë damë mund të jenë të lumtur dhe të plotësuar, sepse kanë qëndrim pozitiv ndaj jetës dhe kanë natyrë optimiste, thotë psikologia Dr Jessica Tracy, udhëheqëse e ekipit.

Leave a Reply