E lus Zotin me përgjerim

0
634

Nëse smundja ka një ilaç!
Kur shpirti të dhemb
Më thuani si t’ja gjejë terapinë?!

Duhet t’jesh shumë i pa shpirt
Akoma ma keq se secili pushtues
T’pish gjakun e popullit tënd!

Çdo popull që sot e gëzon lirinë
Meritor i ka heronjët e tij
Ata që as shpirti nuk iu dhimbt
Krenar të ikin në përjetsi.

Të gjallët e mbetur nga kjo luftë
Do të duhej të ndjeheshin me përgjegjësi
Ta ruajn amanetin e shokve të rënë për liri!

E te ne si për qudi!
Ushatri i vërtetë mbeti pa shtëpi
Deri sa “komandanti” i tij u mbulua me flori!

“Komadant” a mercenar hiç n’fije s’mund ti bi?
E vërteta është e trisht ku as deti s’mund ta lajë
Me tu gërditë atdheu n’liri…!
Pos tek ne,
Askund tjetër nuk e pashë.

Kaq luftë e egër për pushtet
As n’pyll derra nuk e pashë
Ndjella keq për vlla t’vetë
Tuj hap varre për kundërshtarin!

Shpesh as gjumi nuk më merr
Tuj mendu se ku kem gabu
Pse jemi popull kaq shpirt lig
Me gjitha t’mirat n’votrën tonë
Kem marr trastën n’katër anë!

Ka shumë netë si nata sontme
E lus Zotin me përgjërim
Falna shpresë në tokën tonë
Folet tona mos t’na mbesin strehë për qyqe!

Shkruan: Abdullah V. THAÇI

Leave a Reply