Çka është vetmia dhe si ta përballoni atë?

0
49

Së pari duhet kuptuar dhe kjo është shumë e rëndësishme, se vetmia nuk është as sëmundje, as anomali. Ajo nuk buron nga ndonjë paaftësi personale. Të ndihesh i vetmuar nuk është diçka që duhët mënjanuar menjëherë.

Përveç kësaj është e rëndësishme të zbulohet se a je i vetmuar apo je vetëm. Shpesh herë vetmia ngatërrohet me të qenit vetëm. Kjo nuk është vetëm një lojë fjalësh, por një njohuri e rëndësishme për vetveten. Vetmia nuk është mungesa e shoqërisë dhe e kontakteve sociale.

Kjo është të qenit vetë, e cila mund të jetë një gjendje e dobishme dhe shëruese. Ju tërhiqeni,sepse keni nevojë për qetësi për veten. Ju dëshironi të krijoni diçka vetë ose të përjetoni, sepse të qenit vetë nuk mund të jetë shumë më intenzive. Në këtë kuptim, kjo gjendje nuk është automatikisht vuajtje. Shpesh është gjendje e zgjedhur vullnetarisht.

Ndjenja e vetmisë lind nga përvoja se ju keni ardhur vetë në këtë jetë dhe gjithashtu vet do të shkoni. Atë që do të përjetoni mes këtyre dy ndodhive, do ta përjetoni në të vërtetë vetë. Madje as edhe një grup njerëzish, parnteri ose familja e dashur nuk mund t’ju mbrojë nga ndjenja e vetmisë, kur ajo shfaqet te ju. Ndoshta i keni përjetuar ndonjëherë situatat që vijojnë, ju gjendeni te ju. Ndoshta i keni përjetuar ndonjëherë situatat që vijojnë, ju gjendnei në mesin e njerëzve, ndoshta në një festë dhe përkundrazi ndiheni i vetmuar dhe i humbur, ose ju tentoni që një njeriu që keni aty afër, ti tregoni diçka që ju duket interesante dhe vëreni se ju nuk dëgjoni ose nuk kuptoheni. Në momente të tilla mund të nisë të shfaqet ndjenja e vetmisë.

Njerëzit e kohes moderne i përjetojnë shpesh këto simptoma edhe për shkak të jetës stresuese që bëjnë megjithatë ju gjithmonë duhet të jeni të përgatitur ta përballoni atë me forcë, me dinjitet, duke qenë aktorë të jetës individuale, të përfshirë në valët e jetës sociale, lidhjeve komunitare duke bashkëpunuar me njerëzit si qënie njerëzore. Asnjë sukses nuk arrihet në këtë botë duke mbetur i izoluar nga shoqëria, i vetmuar nga lidhjet me njerëzit e tjerë.

Leave a Reply