Çfarë bëre gjithë ditën sot? Puna e padukshme e një nëne shtëpiake

0
368

“Pra… çfarë bëre gjithë ditën sot?” Ngrini dorën nëse ju kanë pyetur ndonjëherë këtë, duke qënë se jeni shtëpiake. Tani përdoreni këtë shkrim për t’ua përplasur në fytyrë të gjithëve.

Unë e kam bërë me siguri këtë pyetje si një baba me profesion. Jam fajtor. Gjithashtu jam fajtor në ngatërrimin e rrëmujës. Lodrat e shpërndara gjithandej janë shenjë e një fëmije që ka luajtur. Unë jam fajtor i ngatërresës së pjatave të palara për një neglizhencë. Pjatat e palara në lavaman janë shenjë e fëmijëve të ushqyer shumë mirë.

Jam fajtor në ngatërrimin e një pragu dere të rrëmujshëm, çanta shkolle, libra xhupa si një neglizhencë. Por ai prag dere është ai që të fton të hysh në shtëpi. Dy orë që kishte nisur e shtuna, vajza ime e vogël kishte bërë çiçin poshtë tavolinës, djali im po qante sepse i kisha kërkuar të rregullonte krevatin.

Shtëpia jonë ishte kthyer në një arenë të bërtiturash dhe të qarash. Në atë moment kuptova që kjo ishte diçka normale për gruan time. Kjo situatë ishte një lodhje fizike dhe mendore. Rrëmuja e tre fëmijëve tanë aq shpejt pastrohej sa dhe bëhej.

Prindi ishte në rolin e shërbëtorit, fëmija një mbret i përlyer me kos. Problemi me mamatë shtëpiake është se ato shpesh krahasohen me nënat në karrierë. Unë mund të bëj shumë punë, mund të përgatis një prezantim në Power Point, një raport apo të organizoj mbledhje dhe këto i bëj me krenari. Dhe në fund të ditës them “bëra gjithë këto.”

Mamatë nuk kanë raporte, as mbledhje, rezultatet e tyre janë fitoret me sukses të sfidave të përditshme. Përkujdesja, përgatitja e ushqimit, pastrimi i shtëpisë, nuk janë të matshme. Mamatë shtëpiake vlerësohen me standarte sipërfaqësore. Ne shpesherë gabojmë statusin me produktivitetin. Është koha që të mos i vlerësojmë më mamatë me pastërtinë e shtëpive dhe t’i vlerësojmë për sakrificat që ato bëjnë çdo ditë.

Dhe pse gjëra të padukshme për syrin e jashtëm, kanë një rëndësi në rritjen e një fëmije të shëndetshëm. Në vend që të pyesni “çfarë ke bërë gjithë ditën” thjesht sa për të thënë diçka, interesohuni vërtet se si e ka kaluar kohën./Burimi “PËR NËNAT”

Leave a Reply