Çdo gjë ka kufi… në dashuri, ai quhet dinjitet

0
74

Dashuria ka dhe do të ketë gjithmonë një limit, që quhet dinjitet. Sepse respekti për veten ka një çmim shumë të lartë, që nuk pranon zbritje, me të cilën mund të shijoni një dashuri që nuk mbushet, që lëndon dhe dobëson.

Pablo Neruda thoshte: “është kaq e shkurtër dashuria dhe kaq e gjatë harresa”. Në mes mbetet gjithmonë drita e një xixëllonje që ndizet në netët e errëta, për të na treguar kufirin, për të na kuptuar se është më mirë një harresë e gjatë se sa një vuajtje e gjatë, ku përfundojmë duke shitur edhe dinjitetin tonë.

Ndonjëherë nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të harrojmë ndjenjat, për të kuptuar se sa shumë vlejmë. Sepse dinjiteti nuk duhet humbur nga askush, sepse dashuria nuk lypet dhe nuk lutet; është e vërtetë që nuk duhet të humbasim asnjëherë dashurinë për krenari, por nuk duhet as të humbasim dinjitetin për dashurinë.

Besojmë apo jo, dinjiteti është ajo fije e hollë e delikate, të cilin shpesh e rrezikojmë, pasi hollohet aq shumë saqë këput lidhjet e marrëdhënies së dashurisë. Është shumë e shpeshtë ta kalojmë pa dashur këtë kufi, deri sa e lëmë veten të kalojmë në një ekstrem të tillë ku kufijtë moralë dobësohen. Mendojmë se për dashurinë ia vlen barra qiranë të bëjmë çdo gjë dhe se çdo heqje dorë është e vogël dhe e justifikuar.

Sepse dashuria dhe dinjteti janë dy rrjedhje uji në një oqean të përfshirë nga stuhia, ku edhe marinari më i zotë mund të humbasë. Për dashurinë çdokush do të bënte gjithçka, vetëm që tjetri të ndihet mirë dhe i lumtur, dhe, të na bëjë edhe neve të ndihemi të lumtur dhe të kënaqur. Sidoqoftë jo gjithmonë kujtojmë se, brenda një marrëdhënieje, të çfarëdolloj natyre, aktorët janë më shumë se një, dhe secili luan të njëjtin rol dhe ka të njëjtën rëndësi po ashtu si tjetri.

Shpesh harrojmë që në dashuri ekziston një linjë shumë delikate, e padukshme për syrin e njeriut, por që është gjithmonë e pranishme: konsiderimi i vetvetes, i dinjitetit të një personi. Mund t’i japësh rëndësi tjetrit dhe ta mbash atë afër, por nëse e lë mënjanë veten tënde, harron t’i japësh vlerën e duhur vetvetes. Por dashuria nuk është e tillë, dhe nuk duhet të sakrifikoni kurrë veten për dikë tjetër.

Nëse nuk je ti i pari që të respektosh dhe ta duash veten, askush nuk do ta bëjë, dhe do ta gjesh veten në një marrëdhënie të pabalancuar dhe jo të shëndetshme. Pra, në çdo marrëdhënie, duhet të vendosen kufij të saktë: njerëzit duhet të jetojnë në të njëjtin nivel, dhe të dyja palët duhet të japin dhe të marrin në të njëjtën mënyrë.

Mos zgjidh kurrë personin e parë që takoni, vetëm nga frika se mos qëndroni vetëm: më mirë të jesh në shoqërinë e vetes, se sa të bllokoheni në një marrëdhënie njëdrejtimëshe. Kujto që, askush nuk do të të japë medalje sepse ke “duruar” dhe je “dorëhequr”: në një marrëdhënie të shëndetshme nuk ka dëshmorë dhe as mohim të vetvetes. Kur mendon se po i jep vetes shumë, pa marrë asgjë në këmbim, është koha të vazhdoni më tej.

Leave a Reply