Çaji i zi, i gjelbër e kafeja nuk bën të konsumohen asesi në syfyr

0
486

Gjatë kohës së syfyrit është i domosdoshëm ushqimi i shëndetshëm i cilit nuk shkakton mundime dhe tretet më lehtë.

Por, cilat janë ushqimet të cilat nuk preferohet të përdoren në vaktin e syfyrit? Sipas nutricionistit dhe mjekut sportiv, Agron Rexhepi, ushqimet dhe pijet të cilat nuk preferohet të konsumohen në syfyr janë: çaji i zi, çaji i gjelbër, kafja dhe ëmbëlsirat. Rexhepi gjatë një interviste pë programin “Për ditë të mbarë” në RTV21 bëri të ditur arsyet pse nuk preferohet konsumimi i këtyre ushqimeve. “Të gjitha këto janë dioretike, i largojnë lëngjet nga organizmi”, tha Rexhepi.

Ndërsa, ëmbëlsirat sipas mjekut ndikojnë në rritjen e sekretimit të hormonit insulin. Insulina largon sheqerin nga gjaku dhe në këtë mënyrë mundësohet tretja e ushqimit brenda dy apo tre orëve. Ushqimet të cilat konsiderohen si të duhurat gjatë gjithë kohës së Ramazanit për syfyr, sipas Dr. Agron Rexhepit janë: drithërat me kos apo me qumësht. Pasi që ato nuk shkaktojnë etje, mundim apo turbulenca./21Media

Leave a Reply