Bëni eksperiment me qiri dhe do kuptoni nëse maska që keni blerë ju mbron nga koronavirusi, ja si

0
570

Maskat janë bërë diçka e nevojshme në kohën e pandemisë së koronavirusit dhe shumë persona kanë vendosur që t’i bëjnë vetë në shtëpi ato.

Por, ka dyshime mbi efektivitetin e këtyre maskave ndaj Covid-19. Simon Kolstoe, profesor i Universitetit të Portsmuthit, ka shkruajtur një artikull në revistën “Science Alert” ku tregon provën që duhet të bëjmë për të kuptuar nëse maska na mbron apo jo.

Testi është fare i thjeshtë dhe mund ta bëjë kushdo: fikni një qiri me maskën e vendosur. Sa më e vështirë të jetë fikja e tij, aq më efektive është maska që ju po përdorni. Ditën e djeshme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook bëri apel sërish që qytetarët të mbajnë maskë në të gjitha ambientet e mbyllura.

Leave a Reply