Artisja nga Prizreni, në mesin e artistëve botërorë!

0
758

Ndonëse studion Edukimin Fillor, ajo e ka pasion artin. Mbase, është e lidhur me të sikur të ishte vet jeta.

Bëhet fjalë për Fatmire Pulaj nga Prizreni, e cila është duke mahnitur me punimet e saj. Rrëfimi i saj duket sikur nëpër filma, por gjithçka tregon ajo, është një realitet.

Fatmirja ka treguar për 04 Online një histori, e cila duket të jetë pikënisja e saj në art. Një familjari të saj sa qëndronte në Kosovë i kishte humbur njëra targë e veturës, dhe e kishte të pamundur të kthehej ku jetonte e vepronte, pra në Slloveni. Besoni ose jo, Fatmirja e kishte pikturuar targën, të cilën nuk e kishte vërejtur askush nga autoritetet sllovene.

“Mund të i’u duket komike, por lidhja ime me artin ka filluar, kur një familjarit tim gjatë qëndrimit në Kosovë i kishte humbur targa, me ç’rast nuk mund të kalonte kufirin e të kthehej ne Slloveni. Pra, unë vizatova targën e tij të humbur dhe ai kaloi kufirin pa problem”, është shprehur Fatmirja.

Por, rrugëtimi i saj në fushën e artit është bërë edhe më insteresant, edhe përkundër faktit se ajo nuk dëshironte që punimet e saj t’i ndante me publikun. Pikërisht këtu kishte ndikuar mikja e saj e ngushtë, e cila e kishte shtyrë që t’i thente ‘kufinjtë’.

“Mikja ime e ngushtë ishte një urë lidhëse, duke më shtyrë që punimet e mia ti ndaja me të tjerët, me ç’rast vendosa që përmes rrjeteve sociale të tejkaloj edhe sfidën e çdo artisti, sfidën ndaj mendimeve negative.
Pas ketyre ,jeta ime në art ndryshoj e tëra kur unë inkuadrohem në një organizat për të rinjët në Prizren”, ka thënë Fatmirja për 04 Online.

Dhe, kufinjtë vërtetë ishin thyer, Fatmirja shpejt ka depërtuar me punimet e saj, ku fillimisht kishte marrë pjesë në Kolonin e parë artistike “Arti’ton” që është mbajtur në Prizren, për të vazhduar si pjesëmarrëse në ekspozitën “Histori e Qëndisur” të mbajtur më 29 nëntor të vitit 2019 në Hamamin e Mehmet Pashës në Prizren. Në këtë ekspozitë Fatmirja kishtë qëndisur fotografinë e Motrës Tone të artistit Kolë Idromeno.

Jo vetëm kaq! Fatmirja ka marrë pjesë në shumë ekspozita, duke përfshirë në Turqi, Itali, Indi dhe shumë të tjera në Kosovë. Por, ajo nuk ka studiuar artin, ajo e dashuron artin.

Ndërsa, me dy punimet e fundit, Fatmirja pritet të merr pjesë në ‘PO – MO II’ – Ekspozita Ndërkombëtare e Artit përmes postës, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin Selçuk në Turqi./04 Online

Leave a Reply