A merr fund jeta seksuale në menopauzë?

0
488

Edhe pse jetojmë në ditët e lulëzimit të terapisë hormonale, kur shumica e doktorëve besojnë se marrja e estrogjenit prevenon sëmundjet e zemrës dhe demencien, shumica e grave që hyjnë në menopauzë, natyralisht, nuk marrin terapi hormonale.

Madje, edhe ato që e fillojnë e lënë pas një viti. Pse? Sepse nuk u pëlqejnë efektet anësore që ka terapia hormonale.

Tani, gjithnjë e më pak gra, marrin hormone. Kjo ndodh sepse doktorët dinë më shumë për rreziqet e mundshme të terapisë hormonale. Ata dinë se këto hormone kanë rritur rrezikun për kancerin e gjirit dhe probleme kardiovaskulare.

Sot, doktorët gjykojnë ndryshe për gra të ndryshme. Kur një gruaja hyn në menopauzë shumë herët, për arsye të një sëmundjeje ose një operacioni, doktori këshillon të merren hormone deri sa gruaja të arrijë moshën e menopauzës natyrale.

Kur një grua vendos të marrë hormone, këshilla më e mirë që mund t’i bëhet është: Të marrë hormonin në dozën më të vogël që është efektive dhe për një periudhë kohe mundësisht sa më të shkurtër.

Gratë mund të kenë dëgjuar shumë edhe për hormonet “bioidentike”, për të cilat thuhet se janë më të sigurta. Por pavarësisht si quhen, ato janë, gjithashtu, barna. Gratë nuk duhet të gënjehen nga ekzagjerimet.

“Bioidentike” është një term marketing dhe jo një term shkencor. Ky term u referohet dy tipave të ndryshme të hormoneve. Një grup barnash është i aprovuar dhe i provuar. Kjo do të thotë se këto hormone u janë nënshtruar kontrolleve klinike që lidhen me sasinë dhe efektivitetin e tyre. Përbërja e këtyre barnave të aprovuara vepron njësoj si kimikatet e vetë trupit dhe shumë doktorë mendojnë se këto janë zgjedhja më e mirë.

Grupi i dytë i barnave bioidentike nuk është i aprovuar. Këto përgatiten në farmacitë dhe dozat nuk përcaktohen në bazë të testeve shkencore në gjak dhe urinë. Sido që të jetë edhe këto barna mund të ndihmojnë.

Po a merr fund jeta seksuale në menopauzë?

E vërteta është se dëshira për seks nuk varet vetëm nga hormonet. Ajo varet nga kualiteti i marrëdhënieve, nga zakonet me të cilat janë rritur, si ndjehen me trupin e tyre, nga sasia e streseve që kanë kaluar gjatë jetës, madje, edhe nga mënyra si flenë.

Është e vërtetë që grave mund t’u duhet më shumë kohë dhe më shumë stimul që të arrijnë eksitimin seksual (kështu është edhe për burrat në mes të jetës).

Tharrja vaginale mund të jetë shumë problematike për gratë e kësaj moshe, por përdorimi i një lubrifikanti të mirë, ndihmon shumë.

Leave a Reply