A e dini se më hesap keni ti bëni punët e shtëpisë se sa të bëni palestër

0
487

Një studim i ri ka zbuluar që punët e shtpisë po ju djegin më shumë kalori sesa mendoni. Sipas raportit të ‘Wren Kitchen’ për një muaj ju mund të humbisni 20.000 kalori vetëm duke bërë punë shtëpie. Kjo vlerë ëshë e barabartë me humbjen e kalorive nga 16.816 burpees (ushtrim fizik i ngjashëm me pompat) në muaj.

Sipas këtij studimi janë disa punë shtëpie specifike që ju bëjnë të humbisni më shumë kalori, prandaj nëse jeni në përpjekje për të humbur disa kile lexoni me vëmendje.

Në studim ishin pjesë 1000 persona të cilët u morën me punë shtëpie çdo ditë për rreth një muaj dhe dërguar raporte javore tek kompania “Wren Kitchen”.

Nga llogaritë e bëra doli rezultati që punët që ju bëjnë të harxhoni më shumë kalori janë:

Pastrimi i përgjithshëm i shtëpisë = 3.976 kalori në muaj

Gatimi = 2.856 kalori në muaj

Larja e dyshemesë = 2.724 kalori në muaj

Larja e enëve = 1.932 kalori në muaj

Palosja e rrobave = 1.708 kalori në muaj

Larja e rrobave = 1.588 kalori në muaj

Herën tjetër kur të bëni punë shtëpie merrini me qejf duke menduar për kilet që do humbni.

Leave a Reply