9 përdorime të uthullës së mollës që duhet t’i dini patjetër

0
359

1. Përdoreni për të shpëlarë flokët

Por, sigurohuni që të jetë e holluar me ujë. Njerëzit betohen se uthulla e mollës si balsam është zgjidhja më e mirë për flokë të mëndafshtë dhe me shkëlqim. Provoni të përzieni shampon me sodë buke, dhe pastaj të shpëlani flokët me uthullën e mollës. Përdorimi i uthullës për flokët do të balancojë pH dhe ndryshimi ka për të qenë i dukshëm. Mund ta përdorni edhe si maskë.

2. Përdoreni për të pastruar perdet e dushit

Shanset janë që të keni gjetur myk në perdet e dushit një ose dy herë, edhe nëse e pastroni banjën si “të çmendura”. Banja ka lagështirë, është e thjeshtë që myku të rritet. Po me pak uthull molle, mund ta bëni të pastër dritë pa u lodhur fare.

3. Mund ta përdorni për të rënë në peshë

Shkenca nuk është ende fort e sigurt për këtë, por në 80-tën përdorej masivisht për këtë arsye. Ka të dhëna të vogla që provojnë disa përfitime për reduktimin e yndyrnave në organizëm, por vetëm kaq. Në një studim shumë të vogël të 2013-ës studiuesit zbuluan se uthulla e mollës mund t’ju presë oreksin, por do t’ju shkaktojë të përziera, ndaj një shots me uthull molle në ditë mund të mos jetë dieta më e mirë për t’u mbështetur.

4. Mund ta përdorni për të ulur kolesterolin

Ka disa prova që thonë se uthulla e mollës mund t’ju ndihmojë të ulni nivelin e kolesterolit në gjak. Një studim i 2012-ës zbuloi se uthulla e mollës mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve tek njerëzit që kanë kolesterolin e lartë. Megjithatë kjo nuk është 100% e sigurt, kështu përdoreni me kujdes.

5. Mund të përmirësojë aknet

Edhe pse disa njerëz besojnë se uthulla e mollës është e ashpër për fytyrën, sipas dermatologëve, nëse është e holluar me ujë, ajo mund të funksionojë shumë mirë si tonik, duke tharë aknet dhe zbardhur njollat në lëkurë.

6. Mund të ulë sheqerin në gjak

Mund të mos ju kishte shkuar mendja, aq më tepër nëse nuk vuani nga sëmundje si diabeti, por uthulla ul sheqerin në gjak dhe mund ta shtoni në ushqime të ndryshme për të ndaluar rritjen e sheqerit pas ngrënies. Megjithatë siguroheni ta holloni me ujë para se ta konsumoni.

7. Mund t’ju bëjë të ndiheni të ngopur

Nëse pini uthull molle, do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, sipas një studimi të kryer në Algjeri në 2016-tën, që megjithatë mbetet jo fort i sigurt pasi është kryer tek minjtë, e s’dihet nëse impakti do të ishte i njëjtë tek njerëzit.

8. Mund të lehtësojë pickimet e insekteve

Nëse keni gjakun e ëmbël dhe ju pickojnë mushkonjat shpesh, bëni një banjë dhe hidhni 2 filxhanë uthull molle. Pickimet do të lehtësohen ndjeshëm.

9. Mund të pastrojë produktet

Bëni një përzierje uthulle dhe uji, spërkatini mbi fruta apo perime dhe në fund lajini me ujë të bollshëm.

Për çfarë NUK duhet ta përdorni uthullën e mollës:

– Për të zbardhur dhëmbët apo për të pastruar furçën.

– Për të qetësuar fytin e acaruar.

– Për të rregulluar problemet në tretje.

– Për të pastruar plagët.

Leave a Reply